Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet një person

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet një person

Një aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.tv tha se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore.

“I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, bëri të ditur ai.