Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prizren, lëndohet rëndë një person

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë të lënduar rëndë një person.

I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.