![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se një aksident mes katër veturave ka ndodhur në fshatin Shushicë.
Aty janë lënduar 7 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 15:00 policia është njoftuar për një aksident në rrugën Istog-Rakosh në fshatin Shushicë. Në aksident të involvuara janë katër vetura. Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, ku sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për ketë”, tha Gashi.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)