Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes dy veturave në Ozdrim të Pejës, lëndohen dy persona, deklarohet policia

Aksident mes dy veturave në Ozdrim të Pejës, lëndohen dy persona, deklarohet policia

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka shtuar edhe se dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, ka thënë Rugova.