Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë gjatë ditës së sotme, shkruan Arbëria TV.
Si pasojë i lënduar ka mbetur një person.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth orës 14:14, saktësisht në afërsi të tranzitit të ri në Prizren. Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, ndërkaq i lënduar ka mbetur një person – në lidhje me rastin po merret njësiti rajonal”, tha Gashi.