Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Llapushnik, ku është lënduar një person.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit.”