Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes dy veturave në Gjilan, arrestohet shoferi

Aksident mes dy veturave në Gjilan, arrestohet shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Gjilan mes dy veturave.

Bëhet e ditur se si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar një grua e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Derisa me vendim të prokurorit, shoferi i veturës tjetër i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile me targa të huaja që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i huaj, dhe veturës tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima femër kosovare. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.