Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, shkruan Arbëria TV.
Në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 18:00, janë përfshirë dy vetura civile.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar sot rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në fsh Stanovc, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar një person”, ka potencuar ai./Arbëria TV/