Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona

Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona

Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Si pasojë e përplasjes dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha ai.