Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes dy automjeteve në Prishtinë – lëndohen tre persona, vozitësja në gjendje të rëndë

Aksident mes dy automjeteve në Prishtinë – lëndohen tre persona, vozitësja në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur me motoçikletë mes dy automjeteve të tjera në Prishtinë, të enjten rreth orës 22:30.

Raportohet se një nga viktimat, vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me tre persona në total, dy vajza (një kosovare dhe një shtetas e huaj) dhe një burrë kosovar.

Pasojat e aksidentit kanë shkaktuar lëndime trupore te të gjithë tre personat, me vozitësen e motoçikletës, e cila pra është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy pasagjerët, një burrë dhe një vajzë, kanë pësuar lëndime më të lehta.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar shtetasen e huaj si e dyshuar, ndërsa ajo është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.