Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident mes autobusit dhe veturës në Prishtinë, katër të lënduar

Aksident mes autobusit dhe veturës në Prishtinë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë për Express se 4 persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.”