Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident mes autobusit dhe një veture në Prishtinë, dyshohet se ka të vdekur

Aksident mes autobusit dhe një veture në Prishtinë, dyshohet se ka të vdekur

Një person dyshohet se ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Viktima është i gjinisë mashkullore me inicialet B.C.

Siç shihet edhe në fotografinë që ka siguruar teve1.info në këtë aksident janë përfshirë autobusi i trafikut urban i linjës 15-të dhe një veturë.

Në vendin  ngjarjes shihet edhe ambulanca, policia dhe zjarrfikësit.

Arbëria TV ka kontaktuar me zyrtarët e Policisë së Kosovës, por që ende nuk kanë kthyer përgjigje.