Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit.
Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka devijuar nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke sjellë pasoja fatale për drejtuesin, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.