Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Shakovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.”, ka informuar Ahmeti.
Ndërkohë, njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin. /TV Arbëria