Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sllatinë.
Lidhur me rastin, është arrestuar personi, i cili e ka goditur këmbësorin.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, e cila ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili më pas ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
/TV Arbëria