Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, humb jetën një këmbësor

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, humb jetën një këmbësor

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, të enjten mbrëma.

Sipas raportit të Policisë, një këmbësor mashkull kosovar është goditur nga një veturë që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Viktima është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në spital.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është liruar familjarëve. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.