Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident me fatalitet në Carralevë të Shtimes

Aksident me fatalitet në Carralevë të Shtimes

Një 42-vjeçar nga Suhareka ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Carralevë të Shtimes.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për Prizrenin  tha se në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Me datë 12.02.2025, reth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirr të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje, rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marr  informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se  në vend ngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës,mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha ai.