Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident me dy të lënduar në Sekiraqë të Podujevës

Aksident me dy të lënduar në Sekiraqë të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraqë të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë. /TV Arbëria