Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident i trefishtë në “Rrugën e Kombit” lëndohen dy persona

Aksident i trefishtë në “Rrugën e Kombit” lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rreshen, pranë urës së Zogut.

Në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e traumës për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po hetohen rrethanat./TCH