Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident i rëndë zingjiror te “Kroi i Mbretit”

Aksident i rëndë zingjiror te “Kroi i Mbretit”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen   Prishtinë–Pejë, në afërsi të vendit të njohur si “Kroi i Mbretit”.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një autobus, të cilët janë përplasur si pasojë e, siç dyshohet, pakujdesisë në trafik.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.