Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një këmbësor është goditur nga një veturë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet një “Golf 7” i përfshirë në aksident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipet mjekësore.
Në pamje shihet se mjekët po i ofrojnë ndihmë personit të lënduar.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
IndeksOnline është në pritje të informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth aksidentit.