Të paktën tre të vdekur, 25 të lënduar, mes të cilëve dy fëmijë 6 dhe 9 vjeç, janë pasojë e aksidentit të rëndë të mëngjesit të sotëm që ndodhi në rrugën për në Selanik, kur u përplasën dy vetura greke dhe një autobus nga Serbia me targa Nishit.
Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur jo shumë larg Kilkisit, afër Evzonit.
Në autobusin me targa të Nishit ishin 78 pasagjerë, kurse tre persona humbën jetën në njërën nga veturat greke, e pasagjeri i katërt nga dy veturat greke është në gjende të rëndë.
Një media tjetër greke raporton se numri i të lënduarve ka shkuar në 42, ku njëri prej tyre është intubuar.
Bëhet fjalë për 40 persona të rritur dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 9-vjeç.
“Shoferi i njërës nga veturat u fut në kahjen e kundër dhe u përplas me autobusin që po i vinte përballë, ku si pasojë goditi edhe veturën e tyre që nga goditja e fuqishme u rrokullis”, kanë bërë të ditur nga RINA.
/TV Arbëria