Një aksident i rëndë ka ndodhur në mes të dy motoçiletave, mbrëmë rreth orës 23, në rrugën C në Prishtinë.
Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj.
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.