Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident i rëndë në Malishevë mes dy kamionëve dhe një veture, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në Malishevë mes dy kamionëve dhe një veture, pesë të lënduar

Kanë mbetur të lënduar pesë persona si pasojë e një aksidenti mes dy kamionëve dhe një veture në fshatin Dragobil të Malishevës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:35 dhe pesë personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.

Fotot janë publikuar nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit.

/TV Arbëria