Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Podujevë, lëndohet motoristi

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Podujevë, lëndohet motoristi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë, në magjistralen Prishtinë–Podujevë.

Në aksident është përfshirë një motoçiklist i cili ka pësuar lëndime dhe është transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.