Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident i rëndë në Kumanovë, vdes 19-vjeçari

Aksident i rëndë në Kumanovë, vdes 19-vjeçari

Një 19 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur në rrugën Kumanovë – Likovë, konkretisht në fshatin Orizare.

Viktima është R.A, i cili në këtë rast ishte bashkëudhëtar, shkruan Alsat-M.

Tutje thuhet se automjeti “Opel Zafira” i drejtuar nga R.A (21) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës ka dalë nga rruga.

Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Kumanovës.

“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPN Kumanovë”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.