Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident i rëndë në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda

Aksident i rëndë në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës ku një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas ngjarjes janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

KEK-u ka bërë të ditur se, për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, për momentin nuk mund të japë detaje të tjera.

Korporata ka njoftuar se do të publikojë informacione të tjera pasi të konfirmohen plotësisht rrethanat e aksidentit nga organet kompetente.