Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident i rëndë mes katër veturave, pesë persona të lënduar

Aksident i rëndë mes katër veturave, pesë persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe si pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.