Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në dalje të Fushë Kosovës.
Në pamjet e publikuara nga RTV Besa, shihet se në aksident janë përfshirë disa vetura, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, apo cila është gjendja e tyre shëndetësore.
Televizioni Arbëria ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit janë shprehur se ende nuk kanë informacionet zyrtare.
Televizioni Arbëria do të iu mbajë të informuar.