Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Aksident ajror në Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, vdesin të gjitha personat që ishin në bord

Aksident ajror në Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, vdesin të gjitha personat që ishin në bord

Gjashtë persona humbën jetën kur dy helikopterë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në zonën Recreio dos Bandeiras, në jugperëndim të Rio de Janeiros, mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas dëshmitarëve, dy helikopterët u përplasën në ajër në rrethana të paqarta. Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se asnjë nga personat në bord nuk mbijetoi.

Autoritetet raportuan se gërmadhat e dy helikopterëve ishin të shpërndara në një rreze prej të paktën 100 metrash, ndërsa pjesë të tyre përfunduan edhe në çatitë e ndërtesave përreth.

Afërsisht 45 zjarrfikës me 15 automjete ishin në vendngjarje, ndërsa trafiku në rrugën bregdetare Avenida das Amerikas u ndalua për arsye sigurie. Disa orë më vonë, zjarri u vu nën kontroll dhe ekipet vazhduan të kontrollonin për rrjedhje të mundshme karburanti.

Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore Braziliane njoftuan se është aktivizuar Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Ajrore (CENIPA), e cila tashmë ka filluar mbledhjen e të dhënave dhe kryerjen e një hetimi paraprak mbi rrethanat e tragjedisë.

VIDEO: