Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Akili mposhtet në raundin e dytë të Evropianit të xhudos në Zagreb

Akili mposhtet në raundin e dytë të Evropianit të xhudos në Zagreb

Xhudisti ynë, Akil Gjakova është mposhtur qysh në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova u mposht në raundin e dytë nga xhudisti nga Bullgaria, Mark Hristov.

Akili e nisi me fitore raundin e parë të këtij Evropiani, duke e mposhtur sllovenin Martin Hojak, ndërsa në të dytin e pësoi nga bullgari Mark Hristov.