Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Akil Gjakova e fiton betejën edhe në Gjykatën e Apelit, refuzohet ankesa e Prokurorisë

Akil Gjakova e fiton betejën edhe në Gjykatën e Apelit, refuzohet ankesa e Prokurorisë

Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Pejë lidhur me vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

“Sinjali” ka mësuar se Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë dhe kësisoj është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë.

Më 19 prill, Gjykata në Pejë refuzoi kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit dhe vendosi të caktojë një masë alternative.

Ndaj Gjakovës është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar për veprën “Dhuna në familje”.

/TV Arbëria