Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos

Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos

Xhudistët nga Kosova Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë në kategorinë 73 kilogramë.

Gjakova e Cena do të tentojnë të ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, që u eliminua në rundin e dytë, ndërsa në fundjavë do të garojë gjithashtu edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë./Sinjali/