Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit udhëheqës, ku u diskutua për temat ekonomike, sociale dhe politike që e preokupojnë vendin.
Paga minimale në Kosovë ishte një nga temat e rëndësishme të diskutimit, njoftohet në një komunikatë shtypi të AKB-së. Me këtë rast u theksua se Kosova ka pagën më të ulët në Ballkan dhe në Evropë.
“Paga minimale kaq e ulët është diskriminuese edhe për punëtorët edhe për imazhin e Kosovës si vend i varfër që nuk ka perspektivë ekonomike. Vendimi për pagën minimale prej 170 € është marrë në vitin 2011 nga Këshilli Ekonomik Fiskal (KES) dhe nga ajo kohë nuk ka pasur ngritje asnjë herë”.