Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe FAISTH Agency Ankara nënshkruan marrëveshjen protokolare mes veti me qëllim të bashkëpunimit dhe organizmit të Forumit për Investime Tregtare Kosovë- Turqi e cila do të organizohet në dhjetor 2023 në Prishtinë.
Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës tha se përmes këtij forumi Kosova dhe bizneset do të jenë më afër me investitorët nga Turqia si shembull i rritjes së bizneseve prodhuese, përpunuese shërbyese dhe tregtare.
Metin Karakoca tha se jam i kënaqur që po nënshkruaj marrëveshjen protokolare me AKB si organizatë ekonomike model në Kosovë dhe Ballkan.
/TV Arbëria