Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Del në pah “koalicioni energjetik” i pushtetit me opozitën

Kasolli: Del në pah “koalicioni energjetik” i pushtetit me opozitën

Shkruan: Afrim Kasolli

Gazetari i njohur Lirim Mehmetaj sot nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social ka dëshmuar se si në kohën e vlugun e zhvillimeve politike, “15 prill 2024, gruaja e Lumir Adixhikut, Albina Kastrati Abdixhiku, hap kompani që pos tjerash merret edhe me “tregtim të energjisë elektrike”, “prodhim të energjisë elektrike” dhe “transmetim të energjisë elektrike”.

Ky informacion, më shumë se asgjë tjetër, e pasqyron indiferencën e partive opozitare në raport me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend. Në çdo rrethanë tjetër, sikur kjo opozitë të mos ishte e kapur nga pushteti do ta shndërronte këtë temë në kauzë kryesore politike dhe jo vetëm që nuk do të ishte e ftohtë në raport me shqetësimet e qytetarëve, por do të shndërrohej në flamurtare të protestave publike për ta mos lejuar me çdo kusht ndryshimin e tarifave energjetike.

Kam shkruar edhe në të kaluarën se është i pakuptueshëm ky solidaritet real nën emrin e kundërshtimit nominal të opozitës për këtë temë. Madje ndonëse nuk kam fakte, por jam i bindur se në këtë tregti mund të ketë edhe zyrtarë të partive tjera opozitare. Sepse përndryshe nuk do ta aministonin këtë abuzim energjetik.

Mirëpo, tashmë çdo gjë është e qartë si loti. Se opozita paska qenë në të njëjtën anije me pushtetin. Se kësaj të fundit nuk i kanë interesuar humbjet e qytetarëve, por perifitimet familjare nga çmime sa më të larta të energjisë. Dhe se detyra e saj ne vend të mobilizimit publik paska qenë relativizimi i pakënaqësive qytetare në mënyrë që të trashet fitimi edhe i tyre pa asnjë pengesë shoqërore.