Shkruan: Agron Dalipaj
Gjuha është shkenca e shkencave sepse të gjitha shkencat, që të shprehen, kanë nevojë për gjuhën.
Metaforikisht gjuha është një maqineri e përsosur, të cilën dimë ta përdorim mirë, por nuk dimë se si janë ndërtuar ingranazhet e saj (fjalët) dhe ka filosofë e filosofime pa fund rreth krijimit të fjalës, por kurrë nuk arritën të shpjegojnë një fjalë të vetme.
Deri tani shumë filosofë janë konsideruar si shkencëtarë e filosofimet e tyre si vepra shkencore. Më i shquari ndër këta është Ferdinand de Saussure
Filosofia më e përhapur zyrtarisht si teori është ajo e Ferdinand de Saussure i cili “zbuloi” edhe disa “rregulla” e “parime” e ky autor u bë shkak për lindjen e disa rrymave në gjuhësinë europiane si strukturalizmi etj.
Një nga ndikimet më të forta në semiotikën gjuhësore është dyanësia e shenjës (fjalës) e që shfaqet si shënjesi dhe i shenjuari. Mbështetur në idetë e Soussure u krijua Shkolla e Pragës dhe përfaqësuesët më në zë të saj Nikolay Trubetzkoi e Roman Jakobson me teorinë e tij universalizuese strukturoro-funksionale fonologjike të mbështetur në veçoritë dalluese e që e cila u quajt si një sukses në planin e analizës gjuhësore mbështetur në hipotezat e Saussure-it. Mandej si zhvillim i shkollës strukturaliste u quajtën edhe interpretimet e shkollës së Kopenhagen-it me përfaqësonjës Luis Hjelmslev.
E megjithatë, me një tërësi të madhe shkollash, teorish, rrymash e filosofësh, gjuhësia europiane nuk mundi kurrë të gjejë etimologjinë e një fjale të vetme. Për shkollat e gjuhëtarët europianë fjala është ende një mister. Zyrtarisht shkenca e gjuhësisë as e njeh e as e zbërthen dot njësinë më të vogël të ligjërimit: fjalën..
Soussure theksoi karakterin arbitrar të fjalës në kuptimin që fjalët, sipas tij, janë një sistem shenjash apo etiketa që njerëzit me marrveshje ua ngjitin realieve. Soussure është një nga pionerët e sistemit hipotetikor të vokalit preindoeuropian.
Por sa vlen një teori dhe si përcaktohet vlera e saj në tregun e dijeve? Këto ditë kompania me famë botërore “Shell” u tërhoq nga ndërrmarja e saj për të shpuar e nxjerrë naftë në Shpirag pasi bëri harxhime me vlerë 0.6 miliardë dollarë. Sipas asaj kompanie bien hipotezat se poshtë Shpiragut ka naftë.
Ndërsa gjithë teoritë, filosofitë, rrymat e shkollat e gjuhësisë që përmendëm më sipër kanë mbi 100 vjet kërkime e investime dhe nuk kanë mundur të bëjnë etimologjinë as 5 a 6 fjalëve e megjithatë ato teori e filosofi vazhdojnë e studiohen si shkencë në shkollat e gjuhësisë. Kohë dhe mund i shkuar kot dhe që si produkt nxjerrin profesorë e studentë që nuk mund të etimologojnë qoftë edhe një fjalë të vetme dhe kështu në fushën e etimologjisë dalin kotologë që mbrojnë një kotoshkencë pa asnjë arritje. Etimologjia zyrtare më së shumti është një kotologji dhe në kohën e sotme ajo që etiketohet si etimologji, më së shumti është një histori e shkrimit të fjalës në dokumentimet më të hershme të saj, por kurrsesi nuk prononcohet një origjinë definive e fjalës. Kjo qasje u përket fjalorëve etimologjikë të të gjitha gjuhëve më në zë europiane, ku përfundimet për origjinën e fjalës përmblidhen në tri definicione: a). fjala është me burim të errët; b).fjala është me etimologji të paqartë;
c). fjala është me origjinë preindoeuropiane (e panjohur).
Porse në fjalorët etimologjikë të shqipes, të bërë nga të huajt dhe nga autorë shqiptarë, nuk kemi një qasje si kjo që sollëm më lart. Etimologët si Miklosich, Meyer, Weigand Wört, Jokl, Demiraj, Çabej, Orel, Topalli, Omari etj., kur bëhet fjalë për etimologjinë e shqipes, “i dinë burimet e fjalëve” dhe “i gjejnë” në gjuhët e huaja, paçka se etimologët respektivë në ato gjuhë të huaja deklarohen se nuk ua dinë origjinën atyre fjalëve. Le të shohim një shembull konkret: për fjalën [laguna]:
Topalli (FEGS 854) e sjell si “huazim prej it. laguna”. Por te “il nuovo etimologico” f. 842 në analizë të fundit e sjellin si fjalë me origjinë preindoeuropiane (d.m.th. pa etimologji e pa origjinë). Etimologjia me anë të embriomorfemave të shqipes e vërteton si fjalë të burimit shqip.
Lagunë është “vend i lagur me ujë në anë të detit dhe ndahet prej tij nga një rrip toke”. Mjaftojnë rotacionet n:r:j dhe kemi:
Lagunë
Lagurë
Lagujë
Lag-ujë. Mandej motivohet brenda shqipes edhe pjesëza [lag].
Kështu, si në shembullin më sipër, është operuar me gati të gjitha fjalët e shqipes dhe kotologët, që na i kanë servirur për “shkencëtarë të mëdhenj”, kanë shkombëtarizuar gati gjithë fjalorin e shqipes.
Porse, lajmi nga revista më shkencore në botë, “science”, se shqipja është si asnjë tjetër gjuhë në botë e folur 6000 vjet pa ndërprerje, acaroi albanologjinë zyrtare të Tiranës aq sa profesorë të saj dolën dhe përgënjeshtruan atë lajm, duke propaganduar tezën serbe se “shqipja është 1500 vjeçe e vjetër e jo 6000”. Kjo kundërvënie e paargumentuar e albanologjisë zyrtare të Tiranës ndaj shkencës botërore hoqi edhe më të voglin dyshim se tezat për origjinën, gjuhën dhe identitetin e shqiptarëve që emeton Beogradi janë direktiva që konkretizohen në albanologjinë zyrtare të Tiranës. Me ngjashmërinë që kanë në qëndrime ASh e Shqipërisë dhe ASh e Beogradit, nuk ka më kuptim që ato të mos shkrihen në një institucion të vetëm.
Me këto qëndrime “shkencore” ndaj historisë e gjuhës së shqiptarëve akademikët shqiptarë u vetshpallën kah interesave serbe për shqiptarët. Ata, që ne i dimë për kotologë, në fakt janë masha të Beogradit në institucionet tona të identitetit kombëtar dhe i kanë kthyer këto institucione kundër vetë kombit shqiptar.
Dalja e të vërtetave të mëdha për gjuhën shqipe dhe jehona pozitive në publikun e gjerë shqiptar ngjalli reagim negativ në albanologjinë filosllave të Tiranës dhe duket se Beogradi organizoi edhe një peticion, në dukje kundër sharlatanëve që merren me një etimologji ndryshe nga ajo e sllavistëve, por në thelb për të ruajtur statukuonë e qëndrimin zyrtar prosllav në ASh e ASA dhe për të trembur çdokënd tjetër që brenda këtyre dy institucioneve dhe në gjithë sistemin arsimor e shkencor në Shqipëri është i ndikuar nga “turboalbanologët” (siç na quajnë sëfundi).
Kështu, “inteligjenca shqiptare” e selektuar nga Beogradi, me një peticion të nënëshkruar nga 200 akademikë e profesorë, me tituj të mëdhenj, i konfirmoi besnikëri Beogradit se Shqipëria zyrtarisht me institucionet e saj të identitetit nuk pranon asnjë verdikt shkencor botëror përveç linjës ideologjike e politike të Beogradit për identitetin dhe historinë e shqiptarëve dhe këtë e bëri duke shenjëstruar “sharlatanët” që kanë menduar e mendojnë si revista “science”.
Numuri 200 është një numur fati për serbët. Me 200 komunistë ata si fillim krijuan PKSH dhe drejtuan vendin tonë për një kohë të gjatë dhe me urdhër të tyre u masakrua kleri katolik dhe gjithë patriotët shqiptarë. Edhe 200 firmëtarët e peticionit të muajit shkurt kundër mendimit ndryshe në albanologji janë një ogur i keq për kombin tonë.
Nuk ka logjikë në botën e sotme që të mblidhen 200 akademikë e profesorët më të mëdhenj të një shteti dhe t’i bëjnë presion atij shtetit e medias që të ndalojë e t’u mbyllë gojën dy a tre “sharlatanëve”. Nëse 200 intelektualë të shquar nuk përballen dot intelektualisht me
dy a tre veta që mendojnë ndryshe për ca çështje të gjuhës dhe historisë, at’here të 200 intelektualët nuk i takojnë intelektualizmit e shkencës, por taborreve të ideologjizmës serbe dhe nuk përballen dot me të vërtetat e pakundërshtueshme.
Sasia dhe fuqia e ligësisë dhe mashtrimit janë të paafta të mundin argumentin shkencor, ndaj nuk mjaftojnë as një milionë “intelektualë”, si ata të peticionit, për të mbrojtur pozitat e sllavizmit në albanologji. Fuqia shkon te e vërteta dhe argumenti e pakica ka të drejtë kur posedon të vërtetën. Të 200 peticionistët i takojnë botës së krimit ndaj idenditetit gjuhësor e historik të kombit shqiptar. Shkenca e vërtetë i zgjidh çështjet me anë të debatit shkencor dhe arma e saj e vetme është argumenti.
Çdo përpjekje tjetër e organizuar, që shmang debatin shkencor dhe kërkon të zgjidhë çështjet shkencore, që zgjidhen vetëm me debat, duke futur në përplasje fuqi që nuk i takojnë shkencës, kërkon të vërë veton për të ruajtur pozitat. E reja shkencore, që luftohet egërsisht, dekonspiron një sistem antishkencor të ngritur për qëllime ideologjike e politike të ngritur kundër një grupi njerzish, etnie a kombi tjetër.
Në emër të “luftës kundër sharlatanizmit” kërkohet mbytja e mendimit shkencor dhe ruajtja e statukuosë antishqiptare të instaluar për 80 vjet në institucionet e identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Të vërtetat e historisë së kombit shqiptar dhe gjuhës shqipe, që po dalin së fundi nga disa studjues të pavarur, çrrënjosin përfundimisht mashtrimin pansllav të çimentuar në albanologjinë zyrtare të Tiranës.
Pa as më të voglin dyshim, organizatorët e peticionit të shkurtit janë njerëzit e Beogradit në albanologji.
Një shtet shqiptar duhet të ndërhyjë në çështjen e albanologjisë dhe të mundësojë zbatimin e ligjeve e të ndikojë fuqimisht që të respektohet parimi moral në shkencë: diversiteti i mendimit. Intelektualët e pavarur duhet të rreshtohen me të drejtën.
Albanologjia zyrtare e Tiranës është kollona e pestë sllave në ngrehinën tonë kombëtare.
Përkundër censurës, që kërkohet zyrtarisht nga 200 “intelektualët” e trashëguar nga regjimi monist, ku “shkenca” bëhej në konformitet me vijën e partisë dhe mbrohej prej saj, ne studiuesit e pavarur kemi për mbrojtje argumentin shkencor dhe vetëm me të jemi në gjendje të përballemi shkencërisht me këdo që në shkencë ruan dogma.
Në shkencë, si dhe në artet e shumëllojshme, nuk mund të shmanget amatorizmi.
Në kohët e Da Vinçit, Mikelanxhelos, Serevantesit, Pikasos, Rembrandit, Ajshtajnit etj., ka patur pafund amatorë, por askush nuk i etiketoi ata si “sharlatanë” dhe historia nuk flet për ta, por veç për njerëzit që sollën ide të reja e bënë revolucion në shkencë e në arte. Molierin nuk e pranuan kurrë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Parisit, por askush sot nuk njeh emrin e ndonjë antari të asaj akademie që e refuzoi deri në vdekje Molierin. Por ky i fundit njihet për shkak artit cilësor të tij dhe publiku francez e botëror i ka dhënë vlerësimin më të lartë të mundshëm: përjetësinë në altarin e letërsisë botërore.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në vend të organizojë peticione, le të bëjë një oponencë shkencore dhe të hedhë poshtë metodën e embriomorfemave në etimologji.
Një rrymë shkencore nuk triumfon duke shmangur fizikisht nga përballja e ideve përfaqësuesit e një rryme tjetër e nuk i kërkon shtetit të ndërhyjë e të mos i lejojë palës tjetër të flasë. ASh po kërkon rivendosjen e inkuizicionit komunist në shkencë.
Ka ardhur koha që në hyrje të kësaj ASh-je të çelet një ekspozitë me figurat e shkencëtarëve shqiptarë që kjo akademi i ka injoruar, përndjekur e denigruar. Koha po i qesh e do t’i përqeshë.
/TV Arbëria