Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Akademi për vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka në Gjermani

Akademi për vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton se Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i shoqëruar nga Hamdi Bërbatovci, Udhëheqës i Konsullatës në Stuttgart dhe Gramoz S. Berisha, Zëvendëskonsull, morën pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës të organizuar nga shoqata „Bardhosh Gërvalla“ në Ludwigsburg.

“Ekzekutimi i tyre, 42 vite më parë nga shërbimi sekret jugosllav e pengoi, por nuk e ndaloi rrugën dhe vendosmërinë e çlirimit të vendit tonë. Për më tepër emrat e tyre kolosal u bënë frymëzim për gjeneratat e reja, duke i dhënë jehonë, trajtë dhe përmbajtje rrugës së nderit, asaj të luftës për liri.Rënia e tyre, ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës.I përjetshëm qoftë kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën!”, thuhet në njoftim.