Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ajvazi: Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin për dalje në treg të lirë

Ajvazi: Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin për dalje në treg të lirë

Kushtrim Ajvazi, ekspert gjyqësor financiar dhe përfaqësues i disa bizneseve ka thënë se Gjykata ka pezulluar tërësisht vendimin/njoftimin për dalje në treg të lirë. Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë nen specifik.

“Kjo do të thotë se Gjykata ka konfirmuar se vendimi i ZRRE është i jashtëligjshëm në tërësi – një hap i madh drejt mbrojtjes së bizneseve dhe rendit juridik.”, ka shkruar Ajvazi në Facebook.

Sipas tij, tashmë janë me dhjetëra raste kur vendimi i ZRrE-së është pezulluar.

“SUPERLAJMI është që sot nuk është vetëm një vendim – janë me DHJETËRA raste ku vendimi i ZRRE është pezulluar.”, ka shkruar Ajvazi në Facebook.