Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ajo që nuk mund të blihet me pare nuk mund të blihet as me më shumë pare në administratën Trump

Ajo që nuk mund të blihet me pare nuk mund të blihet as me më shumë pare në administratën Trump

Shkruan: Afrim Kasolli

Me rikthimin për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Donald Tramp, shumë liderë autokrate filluan t’i fërkojnë duart se më ne fund do te shpëtojnë nga presionet amerikane. Se kjo administratë nuk eshtë asgjë tjetër pos transaksionale ku nuk do të kishin asnjë rëndësi intersat strategjike shtetërore të ShBA-ve përballë interesave puro financiare të familjes Trump.

Po ashtu, bashkëpunimi ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe këtyre lidereve do te bëhej mbi baza të ngushta bileterale duke shperfillur kriteret demokratike, sundimin e ligjit etj.

Iluzione të tilla shihej qartë se i ushqente veçanërisht presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sipas tij tash me Donald Trumpin ai do ta kishte më lehtë. Mjafton krijimi kushteve për investime ekonomike për anëtarë të ngushtë të familjes Trump dhe kontraktimi i kompanive lobuese në SHBA dhe çdo gjë do të shkonte për mrekulli . Serbia në këtë mënyrë do të vazhdonte të mbante lidhje te ngushta ekonomike dhe energjetike me Rusinë, dhe po ashtu të kishte një status të privilegjuar në kuadër të kesaj administrate amerikane.

Ndërkohë, duke marrë parasysh edhe tensionet e vazhdueshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës me SHBA-te, çdo gjë dukej sipas një skenari ideal.

Mirëpo, zhvillimet e fundit kanë dëshmuar se sa të pabaza kanë qenë pretendime të tilla. Ky vend ndodhet nen presionin amerikan për t’u divorcuar strategjikisht nga Kremlini më shumë se asnjëherë tjetër më parë. Anëtarët e familjes Trump u tërhoqen nga Serbia. Kurse planet e Aleksandër Vuçiqit të paktën për një fotografi çasti me Presidentin Donald Trump dështuan. Nuk ka rehabilitim ndërkombëtar të të parit pa dhënë shenja të qarta se nuk do jetë agjent i Moskës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, edhe pse Kosova aktualisht nuk e ka asnjë kompani lobuese në SHBA- vazhdon të mbetet një partner i besueshëm i ketij vendi. Presidentja Vjosa Osmani u veçua nga Presidenti Trump si një nga nismëtarët e nënshkrimit të Bordit të Paqes. Kurse kohë më parë anëtarë të komitetit për politike të Jashtme në Senatin Amerikan thuajse njëzëri nuk lanë pa e përmendur faktin mbi rëndësinë që e ka Kosova për SHBA-te duke qenë nje vend me pozicion të qartë kundër Kinës dhe Rusisë

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që duhet relativizuar tensionet që kanë ekzistuar në mes të administratës amerikane dhe Qeverisë së Kosovës. Përkundrazi, këto akte flasin për gabime fatale shtetërore nga mos shfrytëzimi i mundësive për ta avancuar edhe me tej pozicionin strategjik të Kosovës nga afrimi sa më shumë që jetë e mundur me Uashingtonin. Sepse siç ka dëshmuar rasti i Serbise me administratën Trump, ajo që nuk mund të blihet me pare nuk mund të blihet as me më shumë pare.