Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Fruk Ajeti, ka njoftuar se regjistrimi i shtetaseve të Kosovës në Gjermani si shtetas të Serbisë më nuk do të ndodhë.
Ai ka thënë se kjo padrejtësi e trashëguar do të marrë fund si rezultat i angazhimit diplomatik.
“Në vazhdën e përpjekjeve tona dhe takimeve me institucionet gjermane, përkatësisht me Kancelarinë Fedrale, ministrinë Federale, ministrinë federale të Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, kemi kërkuar që shtetasit të Kosovës të regjistrohen vetëm si shtetas të saj dhe jo edhe si serbë. Me vendimin e sotëm ata do të regjistrohen vetëm si shtetas të Kosovës”, ka thënë ambasadori Ajeti përmes një video të publikuar në Facebook.
Më tej, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që paraqiten në qendrat e regjistrimit dhe të regjistrohen si shtetas të Kosovës.