Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se sot festohet 15-vjetori i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ai tregoi se çka i kishte thënë presidenti gjerman Kohler, presidentit Sejdiu më 20 shkurt 2008.
“I nderuar President,Kam nderin t’ju njoftoj që Republika Federale e Gjermanisë e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Populli gjerman përshëndet Republikën e Kosovës si anëtare të bashkësisë së shteteve të lira dhe të pavarura të botës. Kështu iu drejtua Presidenti gjerman Köhler Presidentit Sejdiu më 20 shkurt 2008, njohje të cilën e pranoi nga Ambasadori gjerman Karl-Albrecht Ëokalek”, ka bërë të ditur Ajeti. /TV Arbëria