Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ndarë disa nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij gjatë një interviste për gazetaren e emisioni “Canapé”, Shaha Thaçi.
Ai tregoi për humbjen e papritur të babait të tij në vitin 2000.
“Baba ka vdek papritmas pasi e martova djalin e madh. Ka qenë dhimbje e madhe për mua dhe për Mitrovicën,” kujton Bahtiri me emocione.
Por, kjo nuk ishte e vetmja goditje e rëndë në jetën e tij. Nëna e tij, për të cilën kishte një lidhje të veçantë, ishte e paralizuar për shtatë vite e gjysmë.
“Ai që nuk e don nanën, ai nuk është njeri për mua,” theksoi ai.
Se çfarë tha më shumë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme: