Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Ai po e lë garën”, del video e Trump duke e sharë Biden dhe Harris: Janë një grumbull mbeturinash

“Ai po e lë garën”, del video e Trump duke e sharë Biden dhe Harris: Janë një grumbull mbeturinash

Një video e Donald Trump ku ish-presidenti mburret se e ka dominuar debatin e javës së kaluar dhe e ka bërë Joe Biden që të bindet se duhet ta braktisë garën për zgjedhjet presidenciale të nëntorit po bën bujë në rrjetet sociale.

Në videon e cila u regjistrua në një fushë golfi, Trump dëgjohet duke i sharë rivalin e tij në garë por edhe zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris, për të cilën thotë se do ta zëvendësojë Bidenin si kandidate e Demokratëve.

Trump e quan Bidenin një “grumbull të vjetër mbeturinash”. “Ai po tërhiqet nga gara. E nxora prej saj dhe kjo do të thotë se tani kemi Kamalan”, dëgjohet të thotë Trump. “A mund ta imagjinoni këtë duke negociuar me Putinin dhe presidentin e Kinës që është një njeri i fuqishëm, një njeri shumë i ashpër?”, pyet me ironi ai anëtarët e stafit të tij.