Arif Ahmetxhekaj do të jetë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së për Deçanin.
Ahmetxhekaj ka thënë se është nder dhe privilegj që sot u kandidua nga kryetari Haradinaj .
Ai ka theksuar se “duke e ditur se Aleanca është e vetmja rrugë e drejtë për të gjithë ne, jam i bindur dhe krenar që bashkë me ju do të shkojmë aty ku synojmë”.
Postimi i plotë:
Është nder dhe privilegj që sot u kandidova për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj!
Duke qenë gjithmonë pranë Aleancës, duke e parë nga afër punën dhe angazhimim e Liderit Haradinaj për vendin dhe duke e ditur se Aleanca është e vetmja rrugë e drejtë për të gjithë ne, jam i bindur dhe krenar që bashkë me ju do të shkojmë aty ku synojmë .
Dalshim faqebardhë!