Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ahmeti: Ndërmarrja e vetme e UÇK-së ka qenë ajo e përbashkëta çliruese, presidentja e kryeministri po heshtin

Ahmeti: Ndërmarrja e vetme e UÇK-së ka qenë ajo e përbashkëta çliruese, presidentja e kryeministri po heshtin

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në dhomat e specializuara në Hagë.

Ahmeti tha se nuk ka qenë ndërmarrje kriminale, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe tha se përkundër asaj që ka ndodhur pas luftës ai është bashkë me ish-krerët, Thaçin, Krasniqin, Selimin dhe Veselin.

“Por gjykimi nuk po duket i tillë. Ndërmarrja e përbashkët kriminale nënkupton që krerët e UÇK janë lidhur kriminalisht për të kryer krime lufte. Sipas prokurorisë, Hashimi, Jakupi, Kadria dhe Rexhepi janë mbledhur dhe kanë organizuar UÇK-në për të kryer krime lufte e për të vrarë civil”, tha Ahmeti.

“Rexhën e kam shok, Jakup Krasniqin e kam takuar disa herë e Hashim Thaqin e Kadri Veselin i kam luftuar politikisht sa kam mujt. Por sot nuk i ndaj. Nuk i ndaj as nga ne. Kjo ndërmarrje e përbashkët “kriminale” është ndërmarrja jonë e përbashkët çliruese. Ne jemi me aktakuzë sot! Aktakuzë pse rezistuam! Në këtë akuzë të pafajshëm po dalin vetëm kriminelët e vërtetë. Ata që prenë në fyt e na vranë me revole në ballë”, tha Ahmeti.

Ai akuzoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurtin për mosdeklarim, me pretendimin se nuk guxojnë ta bëjnë atë.

“P.S. Akuza për heshtje i drejtohet posaçërisht Presidentes e Kryeministrit. As juve nuk ju ndaj nga ne. Arsyetimi se ju është kërkuar të mos komentojnë nuk pin ujë sepse tashmë kanë komentuar çdo gjë tjetër. Njoftimi për kandidimin e Kosovës për lojra mesdhetare në ditën që fillon gjyqi ndaj neve është jo vetëm injorues por edhe ofendues”, tha Ahmeti.

/TV Arbëria