Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Agron Statovci kërkon falje dhe tërhiqet nga komentet për Ganimete Musliun

Agron Statovci kërkon falje dhe tërhiqet nga komentet për Ganimete Musliun

Agron Statovci ka reaguar pas kritikave lidhur me një koment të bërë prej tij, duke e cilësuar atë si ironi momentale dhe pa qëllim ofendues.

Statovci ka thënë se ndaj tij është zhvilluar një “fushatë e orkestruar” dhe se komentit të tij po i jepet një kuptim që, sipas tij, nuk e ka pasur.

Ai ka bërë të ditur se i ka fshirë komentet në fjalë, ndërsa ka kërkuar ndjesë deputetes Ganimete Musliu dhe të gjithë personave që janë ndier të prekur nga ato.

Reload 300X250
Postimi:

I gjendur përballë një fushate të orkestruar, nxitur nga një koment momental i imi që ishte një ironi i cili kishte dashur vetem të përshkruaj situaten e atij momenti me nje ironi i cili nuk kishte as qëllim e as tendence. Duke e ditur që vlerat e mia dhe niveli im nuk janë ai i cili po tentohet të pasqyrohet por dhe duke e parë që tentimi i lidhjes me emrin e përveçëm të deputetes Ganimete Musliu ka nje tendence qëllim keqe, unë tërhiqem (fshirë) nga komentet në fjalë, duke kërkuar ndjesë asaj dhe gjithë atyre që janë prekur nga komentet ne fjalë.