Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Agron Llakaj në zi, humb bashkëshorten: Gjysma ime më e mirë…

Agron Llakaj në zi, humb bashkëshorten: Gjysma ime më e mirë…

Aktori i njohur shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë. I njëti këtë lajme ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook.

Llakaj ka shkruar se bashkëshortja e tij prej disa kohësh  po luftonte me sëmundjen të rëndë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus”, ka shkruar Llakaj

Postimi i plotë

Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.
Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).
Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’.

Vizitat i presim diten e diele,te marte dhe te merkure ne oraret 9-13:00 paradite dhe 17-20:00 pasdite.