SHKRUAN: AGRON HOTI
Kushdo që pretendon se Kosova nuk duhej ta themelonte Gjykatën Speciale (GjS), në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të pavetëdijshme, çon ujë në Serbi e Rusi. Pikërisht këtë prisnin Beogradi dhe Moska: refuzimin e Kosovës, për ta akuzuar më pas UÇK-në dhe NATO-n se po fshehin krime lufte.
Themelimi i GjS nuk ishte dëshirë politike, as nuk bëhej nga qejfi, por ishte obligim ndërkombëtar dhe kërkesë e qartë e Perëndimit për t’i mbyllur gojën Moskës dhe Beogradit. Refuzimi do ta fuste Kosovën nën sanksione të rënda dhe do ta izolonte plotësisht.
Shembulli është i freskët: për shkak të refuzimit të Zajednicës, e cila që nga viti 2023 u rrit në Samoupravnicë (autonomi), Kosova u sanksionua, u izolua dhe e humbi realisht sovranitetin në veri.
Prandaj, kushdo që beson se Kosova e ka shtrirë sovranitetin në veri apo se veriu është “çliruar”, e ka të ngatërruar planetin.