Analisti Agron Hoti ka publikuar disa të dhëna lidhur me nivelin e korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe ekonomisë joformale në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, korrupsioni në BE ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kaluar nga rreth 120 miliardë euro në vit në vitin 2014, në një vlerë që sipas tij llogaritet mes 179 dhe 990 miliardë eurove në vit gjatë vitit 2026, ose deri në 6 për qind të Bruto Produktit Vendor (GDP).
Hoti gjithashtu pretendon se shpëlarja e parave arrin në rreth 250 miliardë euro në vit, ndërsa ekonomia joformale vlerësohet mes 2.8 dhe 3.8 trilionë euro, që sipas tij përbën 15 deri në 20 për qind të GDP-së së Bashkimit Evropian.